Pse nuk ka Minions femra? Krijuesi i tyre dha një përgjigje që u bë virale

Një nga kuriozitetet më të përfolura rreth filmave "Despicable Me" dhe "Minions" është fakti se të gjithë Minions janë meshkuj. Sipas krijuesit të tyre, animatorit dhe regjisorit Pierre Coffin, kjo nuk është aspak rastësi.
Coffin, i cili u ka dhënë zërin personazheve të verdhë, ka shpjeguar se nuk ka krijuar Minions femra, sepse i imagjinonte këta personazhe si tepër të ngathët, të çuditshëm dhe shpesh shumë "budallenj". Për këtë arsye, ai ka thënë me humor se "nuk mund t'i imagjinoja gratë kaq budallaqe".
Deklarata e tij rikthehet në vëmendje sa herë publikohet një film i ri i serisë "Minions".
Edhe pse u tha me nota humori, komenti i Pierre Coffin është interpretuar nga shumë fansa si një kompliment për gratë, ndërsa të tjerë e kanë parë thjesht si një zgjedhje krijuese që i dha identitet personazheve të famshëm me ngjyrë të verdhë.