Moti

Si parashikohet moti për këtë të diel korriku?

Kthjellimet dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë, kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes lindore; megjithatë, nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, duke lënë zonat malore me vranësira disi më të shpeshta, por nuk priten reshje. Të njëjtat kushte stabile do të mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë të tyre, duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 34°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 75 km/h nga drejtimi kryesisht jugor; për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë