Harrojini ngjyrat e zeza dhe kafe! Pantallonat e verdha janë trendi i ri i modës

Nëse deri më tani pantallonat e zeza dhe ato kafe kanë qenë zgjedhja më e sigurt për çdo garderobë, ekspertët e modës thonë se kjo po ndryshon. Sipas Glamour, pantallonat e verdha pritet të jenë një nga tendencat më të forta të sezonit vjeshtë-dimër 2026/2027.
Nga xhinset dhe pantallonat klasike, deri te modelet sportive dhe track pants, e verdha po shfaqet në çdo stil. Influencueset dhe emrat më të njohur të modës kanë filluar ta përqafojnë këtë trend, duke e kthyer atë në një nga zgjedhjet më të komentuara të momentit.

Nuancat variojnë nga e verdha e butë “butter yellow” deri te e verdha limon, të cilat janë parë edhe në pasarelat e shtëpive prestigjioze të modës. Kjo ngjyrë i jep veshjes një pamje më të freskët, energjike dhe moderne, duke u bërë një alternativë interesante ndaj toneve neutrale.
Sa i përket kombinimeve, stilistët sugjerojnë që pantallonat e verdha të vishen me këmisha, bluza ose xhaketa në nuanca neutrale si e bardha, bezha apo kafja. Për ata që preferojnë një stil më të guximshëm, një veshje monokromatike me të verdhë është një tjetër zgjedhje që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet.

Me sa duket, këtë sezon garderoba po merr më shumë ngjyra dhe pantallonat e verdha janë gati të zënë vendin e modeleve klasike që kanë dominuar prej vitesh.