Bëje me Arkitekt

Çfarë do të jetë tendencë në Interior këtë vit?

Ingrid Martini, Arkitekte/ Po të shfletosh një revistë interieri të jo më shumë se 4-5 vite më pare dhe ta krahasosh me një edicion të tanishëm, arrin te dallosh shumë mirë se ku po shkon e ku po orientohet trendi i kulturës së të banuarit.

Ne pergjithesi, keto botime jane shume autoritare e prestigjoze, ndaj jane nje menyre shume e mire per t?u update-uar ne kohe reale, ne krahasim me botimet e librave qe kane te njejtat fusha. Behet fjale per botime si Arcitetural Digest, world of Interiors, Veranda, Homes & Gardens, BelleMagazine, Marie Claire Maison, e ElleDecor, qe ka mbi 20 edicione te ndyshme, cdo muaj, ne te gjithe boten, duke u pershtatur me stilin e jetes ne vende e kontinente te ndryshme.

E pavaresisht te gjithe ndryshimeve qe kane, ato tregojne se tendenca ne teresi eshte drejt ambjenteve te jetuara, te mbushura me detaje, me aksesore. Jane jashte tashme ato ambjentet si klinike, te ftohta, si nje showroom mobiljesh. Ndaj edhe shija e paturit vintage eshte shume 'in'. Synohen objekte, mobilje, orendi, qe kane nje histori, kane jete, kane nje te shkuar. Ndaj preferohen qe shija e metalit, e cila eshte shume e kerkuar keto kohe, te mos jete me e paster, e lemuar, por mundesisht te kete shenja perdorimi, shenja jete ne te. Muret e zhveshura, te thata, te zbrazeta, jane jashte. Edhe ato letrat e mureve me printe tipike me motive qe perseriten ne menyre ritmike e te parashikueshme, gjithashtu. Tashme synohen printe te perpunuara artistikisht, shume te ngrohta, me thellesi, e qe i shtojne prespektive ambjentit. Tonet neutral ne ngjyrat e mureve, po ashtu po ndryshojne. Jo me ato grite depresive ne nuance pa fund. Neutralet e reja jane vertet pastel, por te embla, te dashura, ledhatere.

Ngjyrat

Ngjyrat pastel jane ato qe dominojne fort skenen. E protagoniste mes tyre eshte ngjyra bezhe. E adhurueshme ne te gjitha nuancat e saj te pafundme. Ajo ka provuar se eshte nje zgjedhje e pagabueshme, e personalisht, ne te preferuarat e mia. E di qe shume prej jush, do te jene duke rrudhur buzet, nderkohe, por besoj e kane ngaqe nuk jane prezantuar me ato nuancat e duhura e te pershtashme per to. Se eshte pak a shume si zgjedhja e nje buzekuqi, me besoni. Duhet te gjeni nuancen tuaj, sipas shijes e prefencave tuaja. Ama, mbasi ta keni takuar, ajo vjen gjithone si nje prioritet, edhe kur jeni nga ata njerez qe i dashuroni ngjyrat, sic jam une.

E do ta shikoni bezhen ne tonalite nga ato me surprise: pjeshke, lavanda, baby pink, myshk, biskote, mente, te kalter. Por e sigurte eshte qe do i shihni shpesh te kompesuara nga njolla gri e te bardhe, qe te mos jene me shume retro se c?duhet. Te vetmet gri qe do te shohim te rezistojne proven e kohes, jane ngjyrat shume delicate, e bardhe e piset apo gri ne bezhe.

Trendi më i fundit ka të bëjë me versionet e sofistikuara të pastelave, ngjyrat e buta që shfaqen në natyrë dhe te perziera  me tone te tokes.

Kuzhinat me ngjyre

Kendet e gatimit qe kane nje shije te perafert me klinikat apo farmacite, ne tone te grise, qe eshte ngjyra me klishe e mundshme, apo edhe te bardhat e akullta, jane jashte, me ne fund.

E ndoshta per ta bere gjithmone e me lehtesisht te jetueshme, shtepine, e vecanerisht kuzhinen, per shume nga ato familje qe me femijet neper kembe, kuzhinat e bardha nuk do te jene tek te preferuarat.

Kete vit, do te konfirmohet shume shpejt edhe nga panairi Salone del Mobile, qe nje here ne 2 vite mirepret Eurocucine, pritet qe ne  kuzhina te kete shume ngjyra. Jo vetem neper kanatet e mobiljeve, por edhe ne suprina. Pritet qe terrazzo te kete ne te gjitha ngjyrat e permasat e mundshme. (me ne fund ?) Por edhe ne ngjyrat e finiturat e aksesoreve, rubinetave, pajisjeve elektroshtepiake. Te gjithe prodhuesit e ketyre pajisjeve jane duke ofruar finitura fantastike, te papara me pare.

Tendenca me e fundit ka te beje me trajtimin e kesaj pjese te shtepise, jo vetem si nje ambjent pune, por si te ishin dhoma ndenjie, te shkujdesura e te pasura me aksesore si ndricues, libra, lule, art, korniza neper mure.

Tapicerite

Printe te stilizuara nga flora e fauna do te jene shume te preferuara. Ato printet tradicinale me lule e gjethe, e qen e mace, nuk bejne me pune. Shume cottage apo provance, si stil. Ajo qe kerkohet edhe textile design eshte motive te stilizuara, te kthyera ne art. Gjithsesi te frymezura nga natyra, por me nje prekje shume artsitike.

Po ashtu eshte shume e preferuar perqasja grafike, ne shume motive te saj, si me vija, me katrore, me zig zag, shume pop art si shije e te pakoha.

Format e lakuara

Per nje kohe te gjate, shume te gjate, eshte synuar drejt formave strikte, te drejta, te prera, kuadrate, te mprehta. E per nje kohe te gjate kemi pare sallone me kolltuke si prej kartoni, si te ngurta, aspak ftuese. Kemi keto divane e poltrona me jasteke pothuajse metalike ne forme, me krahe te prere, minimaliste, e me keto ndenjese ku nuk ka asnje rrudhe, a thua se nuk eshte ulur njeri ne vite. Sa cudi! Me ne fund kemi arritur ne nje perceptim te ri: qe kjo nuk konsiderohet MIKPRITESE dhe eshte demode! Lakimi eshte nje shpehi natyrale e maksimalizmit. Kujdesuni qe te shtoni sa me shume linja te kurbeta ne mobiljet tuaja.

Ne karrike qe ju mbeshtjellin, ne poltrona qe ju perqafojne, ne kolltuqe qe te bejne te zhytesh, e kur ti ulesh kane nje tingull te bute, puffff. Jane pikerisht ato lloj orendish qe e bejne te gjithen te ndihet e shkujdesur, jo e tensionuar, mikpritese, ftuese, qetesuese, si nje oaz i bute. Shfletoni galerinë për më shumë foto. Blogu ? Bëje me Arkitekt/ Copyright Tiranapost.al