Bëje me Arkitekt

I love vintage!

Dua t’ju tregoj për një nga pasionet e mia (se kam shume): I love vintage ose më saktë unë jam një vintage collector.

Ingrid Martini, Arkitekte/ Po të kërkosh në rrjet , domethënien e kësaj fjale, e cila për fat të keq nuk e ka një ekuivalent në shqip, do të dalë ky përkufizim :

Paraqet diçka nga e kaluara, me një cilësi të lartë, veçanërisht diçka që personifikon më të mirën e llojit të vetë. Sinonimet te saj janë : I cilësisë së lartë, cilësore, primare,e zgjedhur, superiore , më e mira.

Dua t?ju tregoj për një nga pasionet e mia (se kam shume): I love vintage ose më saktë unë jam një vintage collector. Po, po, e sëmurë! Gjëja e parë, në çdo qytet të huaj që shkoj, është të kërkoj ku dhe kur ka flee markets, e mbasi shkoj aty, dua t?i blej të gjitha, ;) piktura, vizatime, abat-jour, tapete, poltroncina, tasa, filxhanë.  E gjithmonë shpresoj se herën tjetër do vij me një fugon e do ta mbush plot.

Por ajo qe kam vënë re, me keqardhje, është se nuk gjej shumë entuziazëm, kur mundohem të ndërthur në projektet e punët e mia, elemente vintage. Sa herë përpiqem të fus ndonjë qilim apo komodinë, apo karrige, te cilat kanë një aromë kaq të pasur, të plotë, të pangatërrueshme, autentike shqiptare, dëgjoj një: iiiiiiii, pse , të përdorur, o Ingrid? Jo,jo, nuk e dua, të lutem!

E di që po më shani tani, por do të përpiqem t?ua ndryshoj mendjen duke ua ilustruar, se si mund te ndërthurim elemente nga e kaluara jone komuniste ose jo, ashtu sic unë i preferoj.

Qilimat

Janë absolutisht nga të preferuarit e mi. Në të gjitha modelet, ngjyrat, përmasat. Shija që japin ambientit ku vendosen është kaq e pasur, e plotë, colourful, sa ai bëhet menjëherë një pikë fokusi.

Në apartamente modernë, një atmosferë të qetë, të pastër, ku nuk ka një kakofoni finiturash, materialesh, do të ishin protagonistët idealë, që kanë fuqinë t?i japin karakter një dhome. A nuk është kjo ajo që synojmë?

Sigurisht që, jo çdo qilim do të rrinte mirë gjithandej. Do të duhet të përshtatet me dyshemenë, ngjyrat rreth e rrotull, stilin e atmosferën. Duhet pak punë derisa të gjesh atë të duhurin, ndaj mos u dekurajoni nëse qilimi i parë që do të provoni, nuk shkon. Thjesht, kërkoni një tjetër. Njësoj siç ndodh pot ë zgjidhni një tapet: do të duhet ta provoni ne vend. Por duhet të jenë edhe të mbajtur mirë, me kujdes, të mos kenë dëmtime apo vrima. 2 fotot me poshtë janë të 2 punëve të mia, në 2 apartamente këtu në Tiranë.

Baulet  

Jam shumë e sigurt që kjo fjalë, ky objekt, për shumë nga ne, sjell në mendje gjyshen. A nuk do të ishte bukur të kishit në banesën tuaj një copë të memories tuaj familjare? Ose edhe në mos qoftë ajo e gjyshes, por një e ngjashme me të, se ndoshta ajo e gjyshes pale se ku ka përfunduar, kur janë hedhur gjërat e vjetra të shtëpisë, ashtu siç kemi bërë të gjithë, kur në vitet ?90 nga padurimi për një të ardhme europiane, i mbushëm shtëpitë me turlisoj perdesh, kolltukësh, bufesh, tapetesh llastiku.

Ato mund të përdoren si objekte plotësuese në dhomat e sallonet tona. Si komodinë psh. Ose tavolinë mesi. Ose si nje një tavolinë anësore, në krah të divanit.

E përdorur në korridor, si plan mbështetës.                                                                                                          Si komodinë.

E përdorur si tavolinë mesi.

Karriget   

Këtu e kam fjalën për të gjitha tipologjitë e karrigeve që kemi patur nëpër shtëpia. Qoftë ato të mesit të shekullit të kaluar, ( ato që ne u themi karrige të kohës së xhaxhait) apo ato të prej druri të mbas viteve ?90.

Nëse janë të rregullta, të padëmtuara, ose të restauruara,janë shumë simpatike, për t?ua shtuar dhomave tona. Mjafton t?i shohësh me një sy pak më dashamirës, që ato të marrin një jetë te re, e t?i përkasin në kohë, edhe banesave tona dhe stilit të jetesës tonë.

Ato karriget e drurit, në ngjyrë arre, nëse rilyhen, marrin një trajtë bashkëkohore, e mundet fare mirë të rrinë si te tavolina e bukës, apo nëpër cepa, në korridor, te tavolina e punës.

Ndërsa ato karriget e zymta e depresive, klasike, mund të marrin trajta të pafundme, me ngjyra e tekstura. Mjafton të keni pak durim e të zgjidhni një copë që ju pëlqen.

Mobiljet    

Komotë apo edhe komodinat e drurit, ato me rimesot e bukura prej are e drurësh të tjerë të cmuar, mund të gjejnë vend gjithandej nëpër shtëpitë tona, edhe në 2018. Po,po! Biles, marka të mëdha e prestigjioze diseg-i janë duke u orientuar e frymëzuar shumë nga kjo epoke, nga mobiliet e mesit të shekullit të kaluar, me linja druri të punuar, shumë të pastra, e në stil pak skandinav.

Mjafton tu ndërrohen dorezat, të cilat zakonisht konsumohen e dëmtohen, e të rrethohen nga objekte modern, pak art.

Mund të përdoren si mobilie në korridor. Si kredenca, afër zonës së ngrënies.

Ose si komodina, në dhomat e gjumit.

Poltronat    

Gjithçka duhet për to, është një copë e bukur, me pak fantazi, me ngjyrë të guximshme, dhe një tapicier që ta riveshë kolltukun tuaj. Kaq mjafton që ato të zenë vend në çfarëdolloj atmosfere. Dhe janë super të rehatshme.

Mund të trajtohet pjesa e jashtme me një copë me motive e ajo e brendshme, të jetë lisho. Struktura e drurit, vetëm zmerilohet, pastrohet e lyhet përsëri, me llak ose vaj.

Ose mund të trajtohet pjesa e jashtme me dy copa lisho. Me dy ngjyra në kontrast, dhe struktura e drurit, të jetë në ngjyrën e njërës nga copat. Për foto të tjera shfletoni galerinë. Blogu ? Bëje me Arkitekt/ Copyright Tiranapost.al