Bëje me Arkitekt

Letrën e murit, edhe ju që e keni urryer do ta dashuroni pas kësaj galerie

Fundjavë të bukur, si letrat e galerisë në vijim!

Ingrid Martini, Arkitekte/ Sot kam zgjedhur t’ju flas per nje teme qe kam vete shume perzemer: wallpaper, ose letra e murit, ne shqip.

Kam vene re 2 reagime shume te ndryshme, sa here e kam propozuar. Njeri eshte i rezervuar, pak skeptic, por fatmiresisht i gatshem per te provuar nje finiture te re. Dhe tjetri eshte kategorik, refuzues.

Une besoj, se keta te dytet, thjesht kane patur fatin e keq te perdorin letren e gabuar ne mur, qofte ne dizenjo, apo ne cilesi.

Pasi nje eshte e sigurte: edhe ata qe i kane “urryer” letrat e murit, kur e shohin te vendosur letren e duhur ne kontekstin e duhur, ne driten e duhur, e dashurojne ate.

Letrat e murit kane qene perdoruar qe prej shekullit te 16-te, per t’i dhne drite e zbukuruar ambjentet e banimit. Por ende edhe sot, ato perdoren per t’i shtuar “jete” nje ambjenti te zbehte. Sot gjenden ne treg, nje game tejet e gjere ngjyrash, stilesh dhe teksturash dhe kane fuqine te ndricojne nje dhome femijesh , apo t’i shtoje tone qetesie nje dhome tjeter.

Perdorimi i letres se murit eshte menyra me trendy, per te transformuar dhe pasuaruar dekorin e nje dhome. Veshtiresia e vetme qendron ne faktin se so t ne treg, ka pa ekzagjerim, nje det te tere, nga ato me motive, tek ato lisho, nga ato me ngjyra pastel e te zbehta, tek ato multicolor, nga ato metalike , ne ato te teksturuara, nga ato grafike, ne ato fotografike.

Letra e murit, ne krahasim me nje mur thjesht te bojatisur, ka teksture, ka reliev, ka pattern. Eshte vizualisht shume me e pasur se nje mur me boje.

Dhe kjo vlen si per ato letra , ne te cilat perseritet i njejti motiv, roll mbas rolli, por sidomos per ato letrat pak me te personalizuara, ku nje imazh ka madhesine e nje faqeje muri. E kam fjalen per imazhe te tilla si te nje pylli , qyteti, lendine. Te stilizuara, sigurisht. Pak grafike , ndoshta. Por qe te kene nje qasje, prekje, perpunim artistik. Ato pamjet me drita ne spektrin ylber, e me grataciela, nuk jane fare as frymezuese , e as te vecanta, e as clodhese. Te japin vetem dhimbje koke.

Gjeja e pare qe duhet te vendosni, eshte, nese doni te beni protagonist njerin nga muret e dhomes, nje statement wall, apo te krijoni nje passepartout per mobiljet  dhe artin ne muret tuaja. Shume shpesh jane kontrastet qe e bejne nje hapesire interesante, ndaj perzieni te vjetra me te reja, finitura opake me finitura me shkelqim, ngjyra te ngrohta me te ftohta.

Megjithate, nese nuk keni stomak te forte,nese keni frike te perdorni ngjyra te forta,thjeshtesia mund te jete mahnitese, gjithashtu. Zgjidhni nje dizenjo neutrale, me nje motiv me reliev apo pak reflektues, e cila do te luaje me efektet e  drites ne teksture dhe ne motive,  duke sjelle nje balance mes mobiljeve e kornizave tuaja, dhe fuqise se paperendueshme se te bardhes.

Pavaresisht se ne cilin nga ambjentet ju do te donit ta perdorni, pjesa me e rendesishme eshte te arrini te kuptoni temen ose motivin qe do t’ju pelqente.

E them kete pasi nuk ka nje zone te limituar ku mund ta perdorni. Duke filluar qe nga salloni, zona e ndenjies, te muri kryesor ne dhomen e gjumit (qe jane zonat me klishe te mundshme), ne dhomen apo zonen e ngrenies, ne corridor, ne dhomat e femijeve, ne tualet. Praktikisht, gjithandej! Po, po, pa frike, edhe ne tualet. ☺

Vinyl wallpapers jane tipologjia me e zakonshme e letrave te murit, me nje baze te mbrapshme prej kanavace, shume rezistente ndaj lageshtires, gje qe i ben ideale per zonen e tualetit. Sigurisht, do te ishte e pershtashme qe tualeti te kishte ajrosje natyrale. Nese eshte nje tualet me ventilim, te pakten, te mos kishte zonen e kabines se dushit.

Sidoqofte, une do te t’ju inkurajoja shume, ta provoni te keni nje leter muri aty ku ju banoni, e do t’i dashuroni, ashtu si edhe une!

Ndaj ajo qe do t’ju keshilloja eshte : jini aventuriere, e mos kini frike nga nje leter! Zgjidhni nje design qe ju pelqen e nuk do te zhgenjeheni!

Fundjave te bukur, si letrat  e galerise ne vijim!/ Copyright Tiranapost.al