Bëje me Arkitekt

Mbulesat e dritareve

Sepse vetëm pasi i heqim, zakonisht për t’i lare, e kuptojmë se sa ngrohtësi i kishin dhënë dhomës, se sa i zbrazet duket ambjenti, në tërësi, pa to.

Keto jane misherimi i shprehjes: ua mesojme vleren kur nuk i kemi.

Sepse vetem pasi i heqim, zakonisht per t?i lare, e kuptojme se sa ngrohtesi i kishin dhene dhomes, se sa i zbrazet duket ambjenti ne teresi pa to.

Dhe po ta mendosh pak me thelle, ka shume arsye perse ndodh keshtu: pelhurat, ne pergjithesi, jane te bera prej materialesh natyrale dhe shume te cmuara, si pambuku, leshi, lini, mendafshi. Ato materialet qe nuk dihet se nga vijne e edhe aromen e kane plastike, nuk po i marrim ne konsiderate, pasi eshte nje humbje totale kohe dhe te hollash.

Pelhura eshte ne te njejten kohe planare dhe e lakueshme, elastike. Mund t?i jepet volum, te kompaktesohet, te paloset. Ajo eshte nje material i bute, i punueshem, i bindur,i degjueshem, i urte. Dhe me paraqitjet e pafundme qe ka, mund te ndihmoje ne te dyja drejtimet: ta zmadhoje ose ta zvogeloje arkitekturen. Potenciali i pelhures eshte pothuajse i pakufi, pasi ajo mund te jete ne trajta te panumerta, opake ose transparente, me peshe, densitet, teksture dhe dimensione te pafundme.

Shume designers dhe creative te fushes se interierit, mendojne se pelhurat ane fuqine te zbusin atmosferen e nje dhome, e qe ne mungese te tyre do te ndihej me thate, e ngurte, e zhveshur. Dhe pertej kesaj, ato japin mundesine, qe te instaluara ne dyer dhe dritare, te mund te ofrojne mbrojtje nga i nxehti, dielli, i ftohti. Pelhurat ndihmojne edhe ne absorbimin natyral te zhurmave, gjithashtu.

Prirja ime, ne pergjithesi, eshte qe te perfshij pelhura, qe ne fazat e para te projektit: qofte ne dritare, ne veshjen e mureve me panele.

Pervec rasteve kur nuk je i ?mbikeqyrur? nga komshinjte e ndertesave rreth e rrotull jush, eshte e keshillueshme qe dritaret dhe vetratat, te mund te mbulohen disi. Besoj se shume pak prej nesh kane fatin e madh, te kene nje pamje panoramike te zones, te panderprere.

Tek perdet, gjeja me rendesishme eshte qe duhet te jene te bera mire e te kuruara ne persosmeri. Eshte kujdesi per detajin, qe e ben perden cilesore. Kujdesi per te krijuar perde cilesore shkon krah per krah me koston e materialit, biles ka raste qe tejkalon ate.

Ne menyre moderne dhe elegante per varjen e perdeve, do te ishte tubi me unaza metalike. Keto mund te jene ne finitura te ndryshme te metalit dhe nepermasa e spesore te ndryshem. Gjithashtu , nje opsion po aq i bukur jane edhe percinat, gjithmone ne finiture metalike (jo plastike). Veçse, keto lloj zgjidhjesh jane te duhurat kur kemi ne plan vetem nje pale perde.

Materiale te cmuara si mendafshi jane gjithmone mirepritura pasi ato i shtojne shije dhe elegance cdo ambjenti. E pasurojne ate, ne ate pike, sa behen nje pike fokusi. Keshilla ne raste te tilla, por bazuar se pari ne tipologjine e interierit tuaj, eshte te guxoni me ngjyrat dhe motivet fantastike qe ky material i mrekullueshem (por edhe shume i kushtueshem), ka fuqine te ofroje.

Ne tipologji te tilla objektesh, ku lartesia e tavanit eshte e vogel, perdet japin mundesine te zmadhojne vellimin. Te varura tavan-dysheme, krijojne linja vetrikale te cilat syri yne i ndjek ne menyre te pavulnetshem dhe si rrjedhoje, e bejne te perceptohet me larte. Po ashtu ngjyrat e lehta e peshat pothuajse trasparente i bejne dritaret te perceptohen shume me te medha nga c?jane ne te vertete.

Rollerat jane nje zgjidhje qe shume prej nesh i preferojene sidomos ata me shije pak me minimaliste. Se fundmi ato jane bere shume te sofistikuara si ne menyren e hapjes dhe mekanizmat qe shkojne qe nga butonat e automatizuar, deri ne aplikacionet me touch. Edhe gama e materialeve qe ofrojne ne materiale tashme shume natyrale e gjithmone e larg sintetikeve.

Galeria ne vijim, shpresoj se do t?ju sadopak ne ndihme apo t?ju frymezoje nese jeni duke menduar per perdet keto kohe. Keshilla ime eshte te mos i bini shkurt, pavaresisht buxhetit qe keni ne dispozicion. Prekini materialet qe zgjidhni sepse aty do te kuptoni vleren e tyre te vertete. Nje sy te pavemendshem apo me pak specialist mund edhe ta genjesh, por nje shqisen e te prekurit, akoma nuk kane arritur ta mashtrojne.

E po ashtu do te ishte bukur te ekperimentoni, te miksoni, te lidhni bashke materiale te pazakonta, te konturoni me ngjyra ne kontrast e te forta. Nese jeni te apasionuar pas fashion, do te ishte nje burim shume i mire frymezimi. Perdorni copat e veshjeve edhe per perdeve dhe do te me jepni te drejte!/ Nga Ingrid Martini, Arkitekte - Blogu "Bëje me arkitekt"/ Copyright Tiranapost.al