Ta thotë doktoreshë Silva

Me këtë përgjigje Dr. Silva na shpëtoi jetën të gjitha neve që përdorim fondëtintë çdo ditë

Me këtë përgjigje Dr. Silva na shpëtoi jetën të

Pyetja drejtuar doktoreshës: Përshëndetje! Prej kohësh më shqetëson përdorimi i përditshëm i fondëtintës. Zgjedh një ndër më të mirat, shpenzoj për të dhe e përdor çdo ditë. Çdo darkë e pastroj, por sërish kam frikë se mos përdorimi i përditshëm më dëmton lëkurën e më përshpejton shfaqjen e rrudhave. Prej saj nuk heq dot dorë për shkak të punës që bëj, por mund të më këshilloni ju një të përshtatshme dhe mbase disa këshilla për përdorimim korrekt? A mos jam duke e dëmtuar lëkurën time? Faleminderit

Nga Dr. Silvana Mishtaku/Fondëtinta nuk është një nga produktet kozmetike të preferuara të dermatologëve e megjithatë edhe në lëkura problematike nuk mund t’i thuash “mos e përdor në asnjë mënyrë” një pacienti (sidomos atyre me akne) pasi patologjia që ata kanë i streson dhe i kufizon  në jetën e tyre të përditshme. Kështu që na duhet të bëjmë kompromis në këtë pikë e të zgjedhim si fillim një produkt pa përbërës toksikë si vaji mineral apo fenoksietanoli të cilat ofrojne përhapje e mbulim të mirë por pengojnë frymëshkëmbimin e lëkurës . Nëse ju zgjidhni një produkt me përbërës të padëmshëm e që i përshtatet tipit tuaj të lëkurës atëherë nuk duhet të shqetësoheni nga përdorimi i fondëtintës. Por duhet të keni mirë parasysh se cfarë është e dëmshme në lidhje me këtë produkt- mospastrimi i mirë dhe trajtimi para e pas aplikimit të saj;. Para aplikimit të fondotintës rekomandohet larja e fytyrës dhe lyerja me krem hidratues. Mos harroni të lani edhe furcën apo sfungjerin me të cilin e aplikoni produktin! Nëse vini re se fondëtinta pas disa orëshmbi lëkurë thahet e jep pamjen e plasaritur (derisa të blini një produkt të ri e më të përshtatshëm) mund tëa përzjeni atë me disa pika kremi hidratues para aplikimit.  Po kështu pastrimi i mirë dhe heqja e fondëtintësi si dhe aplikimi i kremit hidratues cdo darkë është thelbësor. Gjithashtu dua të përmend sërish fotoplakjen. Duke qënë se fondëtintat shpesh janë me faktor mbrojtës ndaj diellit , neglizhojmë aplikimin e një kremi të mirëfilltë mbrojtës, por duke ditur që sasia e fondëtintës që aplikojmë është shumë e vogël, vetëm kjo e fundit nuk mjafton për ta mbrojtur lëkurën nga rrezatimi UV. Gjithashtu dua të shtoj se produktet cilësore kushtojnë  e nuk duhen blerë në vende të papërshtatshme, por jo gjithmonë më i shtrenjti është më i miri për ju. Formula e produktit është shumë e rëndësishme e duhet zgjedhur në varësi jo vetëm të tipit të lëkurës tuaj por edhe të stinës e kushteve klimatike. Nëse ju keni një lëkurë të yndyrshme për të evituar shkëlqimin e tepërt  dhe “rrëshkitjen” e fondëtintës mbi lëkurë, zgjidhni një fondëtintë  me bazë ujore/pudre ose që lexon “oil free”. Po kështu kremi hidratues që  DUHET të aplikoni para make up duhet të jetë i lehtë e me bazë ujore pasi një krem i trashë do ta yndyrosë akoma më tepër lëkurën dhe nuk do ta lejojë fondëtintën të duket natyrale apo të mos “ndjehet “ në lëkurë. Nqs ju keni lëkurë mikse (zona T e yndyrshme) sidomos gjatë stinës së ngrohtë duhet të përdorni fondëtintë  të lëngshme ose “oil free” . Nëse ju keni lëkurë të thatë ju duhet të perdorni (gjithmonë mbi hidratuesin) fondëtintë të lëngshme e bazë vajore (sidomos ato me përmbajtje vaji natyral), krem hidratues me ngjyrë (tinted moisturizer).

*Autorja Dr.Silvana Mishtaku është dermatologe-venereologe, Klinika Vivia, Spitali Amerikan 3

Email: [email protected]

Instagram : silvanamishtaku