Ta thotë doktoreshë Silva

Ndihmë, po më bien flokët

Ndihmë, po më bien flokët

Përshëndetje Dr. Silvana! Jam një djalë, 24 vjeç dhe janë duke më rënë flokët. Isha për mbjellje, por ngaqë janë akoma në proces rënieje, nuk m`i mbollën. Doja të dija nëse ka ndonjë mënyrë për ta parandaluar këtë proces. A ka analiza, vizita që duhen bërë për ta penguar? Dhe ç`mund të bëhet para se të shkoj deri tek mbjellja? A ka ndonjë mënyrë tjetër për t`i shtuar.

Renia e flokëve prek si femrat dhe meshkujt e ndodh më shpesh për shkak të trashëgimisë (alopeci androgjenike). Por situata nuk është kaq e thjeshtë dhe shumë faktorë të tjerë mund të kontribuojnë në procesin e rënies (sidomos kur rënia e flokëve theksohet në mënyrë të menjëhershme). Për këtë arsye si fillim është e nevojshme konsulta me mjekun dermatolog dhe kryerja e një sërë analizash të gjakut për të përjashtuar sëmundje të lëkurës së kokës (skalp) ose të përgjithshme të organizmit (ndryshime hormonale, anemi, sëmundje të tiroides, vezoreve, stomakut etj). Në rastin e evidentimit të çrregullimeve apo patologjive të mësipërme, marrja e mjekimit përkatës për shkakun bazë  pakëson apo ndalon rënien e flokëve (të cilat vijnë si pasojë e vuajtjes së skalpit/organizmit). Krahas mjekimit të shkakut bazë për të përshpejtuar procesin e stopimit të rënies si dhe të ridaljes së flokëve, mund të kryhen procedura dermoestetike si mezoterapia dhe injeksionet me plazma (nëse lëkura e skalpit është e shëndetshme-jo në patologji në fazë acarimi).

Mezoterapia dhe plazma konsistojnë në injeksionet e vitaminave dhe aminoacideve të ndryshme ose plazmës së përpunuar të gjakut të vetë pacientit direkt në zonën e kokës ku flokët janë rralluar nga rënia e tyre. Ato kanë për qëllim ushqyerjen e folikujve në mënyrë direkte si dhe përmirësimin e qarkullimit të metabolizmit e të gjakut në skalp duke ndihmuar largimin e toksinave dhe prurjen e lëndëve ushqyese npm gjakut. Trajtimet e tilla kryhen me seanca në distancë 2-4 javë nga njëra-tjetra dhe mund të kombinohen midis tyre për të arritur rezultate maksimale. Pakësimi i rënies së flokve zakonisht vihet re që pas seancës së parë por për rezultate afatgjata duhet të ndiqni plotësisht skemën dhe këshillat e mjekut. Nëse ju doni të shtoni në mënyrë më të shpejë flokët, mund të bëni transnplantin e tyre (sipas ekspertëe të transplantit të flokëve në raste të vecanta ky proces mund të bëhet edhe në fazë rënieje, kur përjashtohen patologji të caktuara). Një nga metodat më të suksesshme të mbjellies së flokëve është DHI (Direct Hair Implantation), e cila siguron në mënyrë më pak invazive folikujt e flokëve nga zona dhuruese (pa lënë shenja të dukshme në pjesën e kokës ku zakonisht flokët merren), përpunim të vecantë të tyre dhe vendosje në kushte rreptësisht higjenike (kushte spitalore) në zonën pa flokë.  Në dallim nga teknologjitë e mëparshme kjo metodë siguron flokë me pamje më natyrale në mënyrë më pak invazive dhe realizohet ekskluzivisht nga mjekë të trajnuar nga DHI –Londër, tashmë prezent edhe në Shqipëri.

Dr.Silvana Mishtaku

Dermatologe-Venereologe

Klinika Vivia-Spitali Amerikan 3

instagram:silvanamishtaku

email: [email protected]

Dokumenta bashkëngjitur