Ta thotë doktoreshë Silva

Që mos të jeni vonë për plazhin, ja si të zgjidhni epilimin e përhershëm që tani

Që mos të jeni vonë për plazhin, ja si të zgjidhni

Nga Dr.Silvana Mishtaku/ Nuk ndodh pak herë që diku nga fundi i mualit prill vajza dhe gra të vijnë në dyert e Klinikës Vivia dhe meqë fillon plazhi apo stina e fustaneve të shkurtra, të kërkojnë heqjen e qimeve me laser. Por ja që kjo është diçka që nuk bëhet. Sepse kur vjen puna tek mirëmbajtja e lëkurës së fytyrës dhe trupit, në atë që në gjuhën mjekësore quhet dermoestetikë, një pjesë e shërbimeve kanë karakter sezonal dhe kryhen në periudha specifike të vitit. Kështu për shembull peeling kimik apo trajtimet lazerike kryhen në periudhën e dimrit, ku lëkura ekspozohet më pak në diell dhe ka më pak rrezik të dëmtohet. Dhe ndër këto shërbime estetike që duhet të fillohen në periudhën vjeshtë - dimër është heqja “definitive” e qimeve me lazer (epilim me lazer). Por shpesh ndodh të kujtohemi vetëm në pranverë, duke harruar se për rezultate të kënaqshme nevojiten disa seanca. Për pasojë gjatë pushimeve, nuk do të kemi rezultatet e dëshiruara, do të bëjmë ndërprerje të gjatë midis seancave ose nëse i vazhdojmë gjatë verës, rrisim mundesinë e dëmtimeve të lëkurës gjatë ekspozimit në diell.

 

Por kur është periudha më e përshtatshme për të filluar epilimin me lazer të qimeve?

Pa dyshim periudha vjeshtë-dimër është periudha më e mirë, duke  patur parasysh edhe kohën që i duhet lëkurës për të zbehur  nxirjen e plazhit.  Eleminimi i nxirjes përpara se të fillohet procedura e lazerit e bën ketë proces më efektiv dhe më të sigurt ( pasi rrezja lazer përthithet më shumë nga rrënja e qimes sesa lëkura përreth).

 

Cilin lazer duhet të zgjedhim?

Pavarësisht aparaturave të shumta, dy janë teknologjitë më efektive në reduktimin e qimeve: Alexandrite dhe Diode (ndërsa IPL apo sic mund të njihet me emrin luce pulsata- në shqip dritë pulsuese- nuk është lazer, konsiderohet në përgjithësi më pak efektive dhe më rrezik më të madh për djegie të lëkurës).

 

Po përsëri kë të zgjedhim, Alexandrite apo Diode?

Të dyja teknologjitë janë në proces përmirësimi të vazhdueshëm të vetvetes duke mbartur vite të tëra experiencë. Teknologjia Alexandrite vepron në qime si të errëta e të trasha, edhe në qime të zbehta, dhe aplikohet në mënyrë të sigurt  pothuajse në të gjitha tipet e lëkurës. Nga ana tjetër Diode depërton pak më thellë në lëkurë duke “targetuar” rrënjet e qimeve kryesisht të trasha dhe është i sigurt për lëkurë të zbehtë, deri në mesatarisht të pigmentuar. Po kështu, Alexandrite ofrojnë mundësinë e trajtimit të sipërfaqeve më të mëdha të lëkurës në një kohë më të shkurtër. Ndaj nëse duam të trajtojmë gjithë trupin apo sipërfaqe të mëdha Alexandrite është zgjedhja e duhur. Gjithsesi duke qenë se të dyja këto teknologji kanë efikasitet të lartë dhe shpesh herë veprojnë duke plotësuar njëra tjetrën, aparaturat më moderne ofrojnë kombinim të të dyja teknologjive, për të rritur përshtatshmërinë e trajtimit në lidhje me llojin e qimeve dhe lëkurës të çdo individi. Një prej këtyre aparaturave moderne që mund ta gjeni edhe në Tiranë është lazeri SOPRANO ice.

 

Ku ta kryejmë këtë shërbim?

Të kesh një aparaturë të mirë dhe moderne është kusht i nevojshëm për një qendër estetike, por fatkeqësisht jo i mjaftueshëm. Eksperienca e personelit, si dhe prezenca e mjekut mundësisht dermatolog në qendër është mjaft e rëndësishme në realizimin me sukses të këtij procesi dhe menaxhimin e personalizuar të cdo individi. Kjo pasi shpesh lëkura paraqet problematika të cilat kërkojnë konsultë dhe trajtim dermatologjik dhe jo vetëm.

 

*Autorja Dr.Silvana Mishtaku është dermatologe-venereologe, Klinika Vivia, Spitali Amerikan 3

Email: [email protected]

Instagram : silvanamishtaku