Refleks nëpër shtëpi

Ingrid Martini, Arkitekte/ Ajo për te cilën kam zgjedhur t?ju tregoj sot është ajo se cilës shpesh here i druhemi e i përvidhemi (jo, jo, nuk është ndërgjegjja) e here-here i rrimë ngjitur përpara: PASQYRA!
Pasqyra është nga ato elemente dekorative qe nuk ka limite përdorimi. Është aq e larmishme si finiture, sa mund te plotësoje shijen e gjithkujt. Ky material reflektues e pasuron me aq shume detaj, dekor dhe funksion, çdo ambienti, pa i shtuar një material te ri.
E ndërkohe efekti i saj është kaq glamur, kaq chic, kaq me sqime.
Pyetja me zakonshme qe me bëjnë është: sa e madhe duhet te jete pasqyra? Dhe pavarësisht, vendit ku do te përdoret, përgjigja ime është: SA me e MADHE!! Kjo sepse unë besoj fort se një pasqyre e madhe ka fuqinë t?i shtoje një dhome, shije te sofistikuar e te kuruar, si me magji, qe nga momenti qe mbështet ne mur. Poooor??ka disa truke te vogla për varur pasqyrën perfekte mur. Pasi nuk është mund ta mbështesësh ngado e te ndodhe magjia, jo.
E para është lloji i pasqyrës dhe kornizimi i saj. Qe pasqyra juaj te jete unike si ju vete, nuk mjafton te shkoni te zgjidhni një pasqyre te zakonshme te tregu. Duhet te kërkoni kornizën e duhur qe i shkon murit e shtëpisë. Po ashtu lloji i pasqyrës, qe mund te jete e thjeshtë, me efekt bronz, fume, antike, tunxh etj.
E dyta është pozicionimi i saj. Ne varësi te efektit qe duam te marrim prej saj, e këshillueshme është te përdoret përballe fokusit. Psh, nqs duam te reflektoje e te shtoje drite ne një ambient, duhet ta pozicionojmë përballe dritareve apo burimit te dritës. Nëse duam te reflektoje një vepër arti, te cilën të mund ta shijojmë edhe nga një kënd tjetër, duhet përsëri ta vendosim ne murin përballe saj.
Po ku mund ta përdorim pasqyrën?
Unë po listoj me foto vetëm një pjese te ambienteve apo pozicioneve te mundshme.
Në sallon
Do ishte një element fokusi, shume elegant, gati skenografik, ne sallonin tuaj. Shume e bukur e modern ne përmasa oversized, e mbështetur ne dysheme.
Po ashtu një ansambël, qe perceptohet si një e tere, i varur ne mur, do t?i shtonte thellësi e lartësi çdo ambienti, pavarësisht stilit apo ngjyrës. E shoqëruar nga ndriçues ne krah, do te ishte një efekt i shtuar edhe darkës.
Mbi tavolinën anësore, ne krah te divanit, përpara ndriçuesit,do te ishte perfekte natën. Dhe me kornizën e saj te bukur , te drunjte e te plote, do te zëvendësonte fare mire një vepër arti.
Në korridor
Është vendi ku te gjithë kujtohemi qe na duhet një pasqyre ne shtëpi. Është shume e nevojshme qe kur jemi duke dale apo kur hyjmë ne shtëpi, te bëjmë një kontroll te fundit, nga koka tek këmbët, se si dukemi.
Ndaj e mira është te jete e madhe , e te mbërrije deri ne dysheme. Te ketë një kornize te bukur. E mundësisht,te ketë afër një vend për tu ulur për veshur këpucët. Ose te jene te veshura me pasqyre kanatet e dollapit te korridorit (portmantose, se famshme), qe mbledh e fsheh rrëmujën qe te gjithë njohim, ne hyrje te shtëpisë.
Por mund te qëndroje edhe mbas një konsole, ne korridor. Ne përmasë te madhe, sigurisht, do ta ndihmonte ne te gjitha rastet, dimensionin e reduktuara qe këto hapësira kane përgjithësisht. Do ta bënte te ndihej e madhe ne mënyre te menjëhershme. Plus qe, është kaq e bukur loja e pasqyrimeve me ecejaket përpara pasqyrës.
Në dhomën e gjumit
Veshja me pasqyre e një dere te sikletshme, ne dhomën e gjumit, siç është dera e tualetit, do te ishte një zgjidhje shumë e mirë.
E pozicionuar si veshje e te gjithë përmasës se faqes se një muri përballë dritares, do i shtonte dyfishin dritës, dyfishin e lartësisë, e do ta bënte te gjithën shume ekzibicioniste. Ndërkohë, do e linte dhomën ne shijen e vete te sofistikuar e minimaliste.
Por me se shumti, pozicioni klasik, është ai mbi komodine. Mund te jete e madhe ose e vogël, e larte ose jo. E rëndësishme është qe përpara saj te pozicionohet një ndriçues. Dhe efekti është i bukur edhe ditën, qe abatjour-i është i fikur, por reflektohet si element dekorativ mbi pasqyre. Por edhe natën, duke reflektuar dritën artificiale. Dhe kur drita përthyhet apo përplaset diku, dhe vjen tek ne në mënyrë indirekte, ajo është drita me e këndshme për syrin.
Mbi oxhak
Është pozicioni me klasik i mundshëm. Dhe kjo ,jo pa arsye. Oxhaku konsiderohet fokusi i një dhome. Ndaj, për te mos e konkurruar atë, vendoset një material pasqyrues,qe sjell përballë dritën e ndriçuesit te varur, zakonisht përpara tij. Trajta e pasqyrës mbi oxhak mund te jete si klasike, po aq edhe krejt e kundërta, minimaliste. Mund te jete pasqyre e thjeshte, sikundër mund te jete pasqyre me efekte, për ta bere akoma me glamur prezencën e saj.
Sidoqoftë stili i shtëpisë tuaj apo atmosfera e saj, është e sigurte qe te shtuarit e një pasqyre, do ta beje te ndihet me e pasur ne detaje, me chic, e më me shume personalitet. E me shume pak mundim, do te kishit një efekt rrëzëllitës, te menjëhershëm.
Do t?ju dukej vetja një magjistare! Provojeni! Për disa ide të tjera shfletoni galerinë.../ Copyright Tiranapost.al