Bëje me Arkitekt

Sot kam zgjedhur të flas për kuzhinat, ambientin ku ne gatuajmë

Ingrid Martini, Arkitekte/ Kam zgjedhur t?ju tregoj sesi unë vetë i pëlqej, i preferoj dhe i sugjeroj.

Në fushën e profesionit tim, nuk ka formula magjike, pasi nuk është shkencë ekzakte. Sigurisht, që ka disa parime bazë, mbi të cilat konceptohet një ambient i brendshëm, ose e quajtur ndryshe arkitektura e interierit. Por nuk është se ka një gjuhë programimi, ku ti fut përmasat e kuzhinës tënde dhe hop, të ta nxjerrë gati. Përkundrazi, duhet një mendje njerëzore (dhe një program kompjuterik, sigurisht), e cila mund të prodhojë dhjetëra kombinime të kompozimit të të njëjtit ambient gatimi.

*Po e nis nga ambienti i ngrënies brenda ambientit të gatimit.

Unë i preferoj dinamike, që do të thotë jo uniforme. Dmth, nëse kemi 4 ose vende për t?u ulur, parapëlqej që ato të jenë të ndryshme nga njëra tjetra e mundësisht, 2 prej ndenjëseve të mund te formojnë një divan të vogël.

* stili i kuzhinës më pëlqen në 2 skaje pak të largëta nga njëri-tjetri: njëri hiper modern, minimalist, dhe tjetri pak më tradicional, me kapakë të punuar e doreza tunxhi.

[caption id="attachment_221423" align="aligncenter" width="749"]Boffi cucine[/caption]

[caption id="attachment_221459" align="aligncenter" width="744"]Boffi cucine[/caption]

[caption id="attachment_221437" align="aligncenter" width="745"]Boffi cucine[/caption]

[caption id="attachment_221490" align="aligncenter" width="732"]Devol kitchen[/caption]

[caption id="attachment_221492" align="aligncenter" width="741"]Devol kitchen[/caption]

[caption id="attachment_221493" align="aligncenter" width="732"]Devol kitchen[/caption]

* pjesa e sipërme e mobilieve të varura, të jetë bosh. Dmth, të ketë vetëm mobilie të poshtme e kolona të larta, mundësisht tavan-dysheme. Dhe mbi banak, të ketë vetëm ndonjë raft të hapur, me kavanoza, vazo me lule, pse jo korniza e piktura të varura. E gjitha kjo do i jepte kuzhinës një ndjesi më të lejte, më shumë ajër e kubaturë.

[caption id="attachment_221441" align="aligncenter" width="745"]Bulthap kitchen[/caption]

[caption id="attachment_221440" align="aligncenter" width="739"]Bulthap kitchen[/caption]

* një tjetër material që më pëlqen shumë të përdor ne kuzhinë, janë edhe pllakat e vjetra ose  të punuara me dore, që kanë shijen e artizanatit brenda, e që i japin kaq shumë pasuri e larmi veshjes së sipërfaqes që veshin. Në panairin e sivjetshëm Salone del Mobile, që u zhvillua në prill, nga 17-22, ajo që më bëri shumë përshtypje, ishte nga Fuori salone stendi i Hermes Home. Absolutisht për t?u adhuruar! Ngjyrat e reflektuara nga mbi 100 mijë pllaka të punuara me dorë, e kthenin eksperiencën e të vizitës së stendës, në një ndjesi nënujore.

Të njëjtën situatë, e shoh shume të përshtatshme e super të kombinueshme me kuzhina moderne, të pastra, pa dekor, e shumë minimaliste. Por jo vetëm. Edhe në ato kuzhinat pak më tradicionale, që ju tregova pak me sipër se më pëlqejnë shumë.

Si pllakat e veshjes së  këtij aspiratorit, psh.

Ose pllakat e mbi-banakut të kësaj kuzhinës së bardhë.

A nuk ju duket edhe juve se e plotësojnë shumë mirë njëra-tjetrën? A nuk i japin një atmosferë kaq unike e të papërsëritshme të gjithë?

Ju uroj një fundjavë të qetë e mundësisht në plazh, për sa kohë që dielli nuk ka nisur ende të përvëlojë!Blogu ? Bëje me Arkitekt/ Copyright Tiranapost.al