Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi pasi mori dokumentin e klasifikuar sekret

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pas kërkesës së paraqitur nga 13 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Masa disiplinore vjen pas incidentit të ndodhur të hënën në seancën plenare, kur Shehaj mori dokumentin e klasifikuar sekret që lidhej me marrëveshjen e huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Socialistët e cilësuan veprimin një shkelje të rëndë të rregullores dhe kërkuan jo vetëm marrjen e masës disiplinore, por edhe referimin e çështjes pranë SPAK-ut.
Pasi e mori, Shehaj u largua me vrap nga ambientet e Kuvendit. Ndërkohë që një nga punonjëset e Kuvendit, e ndoqi me vrap nga pas, por pa mundur që ta kapi, pasi u rrëzua nga shkallët.