Stil jete

Çadra me ekran? Koncepti futurist i OPPO po bën xhiron e rrjetit

Një koncept futurist që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se si mund të dukej një çadër inteligjente e zhvilluar nga OPPO. Në pamje të parë, pjesa e brendshme e çadrës shndërrohet në një ekran interaktiv, ku përdoruesi mund të shohë hartat, njoftimet, parashikimin e motit, madje edhe të kontrollojë muzikën, ndërsa ecën në shi.

Ideja ka tërhequr vëmendjen për dizajnin e saj futurist, që të kujton filmat fantastiko-shkencorë dhe mënyrën se si teknologjia mund të integrohet në objektet e përditshme.

Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një koncept vizual dhe promovues, jo për një produkt që është hedhur në treg. Deri tani, OPPO nuk ka njoftuar zyrtarisht se një çadër e tillë do të prodhohet apo do të jetë në shitje.

Pavarësisht kësaj, koncepti ka nxitur diskutime mes përdoruesve: a do ta përdornit një çadër me ekran, apo mendoni se do të ishte thjesht një tjetër mënyrë për të kaluar edhe më shumë kohë para një ekrani?