Showbiz

Edhe vajza e Tom Cruise e heq mbiemrin e tij

Suri, vajza e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj, duke hequr “Cruise” dhe duke zgjedhur emrin Suri Noelle. Noelle është emri i dytë i nënës së saj.

Sipas të dhënave publike të regjistrimit për të votuar në Pensilvani, ajo figuron me këtë emër të ri.

Suri kishte filluar ta përdorte këtë emër që në diplomimin e shkollës së mesme në vitin 2024, ndërsa tashmë ndryshimi rezulton i formalizuar.

As Suri dhe as prindërit e saj nuk kanë bërë ende një koment publik për vendimin. Gjithsesi, ajo nuk është e vetmja fëmijë vip-ash që pas ndarjes së prindërve braktis mbiemrin e babait për të mbajtur vetëm të nënës. Fëmijët e Brad Pitt kanë bërë të njëjtën gjë.