Shëndeti

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

Nga prilli, Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike me përqendrim të lartë kafeine për të rinjtë nën moshën 16 vjeç. Vendimi është bërë i ditur nga qeveria britanike dhe pritet ende të marrë miratimin përfundimtar në Parlament.

Ndalimi do të zbatohet në dyqane, restorante, kafene, makineta shitjeje dhe platforma të tregtisë online.

Bizneset që nuk do të respektojnë rregullat e reja mund të përballen me gjoba deri në 2.500 paund.

Masa vjen pas shqetësimeve për ndikimin e konsumit të lartë të kafeinës tek fëmijët dhe adoleshentët. Në Bashkimin Europian, tashmë gjashtë vende kanë vendosur kufizime të ngjashme për shitjen e këtyre pijeve tek të miturit.