Lajme nga Bota

Sekretarja personale e Trump bëhet shkak për një tjetër skandal: Trump nuk donte të dilte në foto me vajzën e tij Tiffany se i duket obeze

Sekretarja personale e Trump bëhet shkak për një tjetër

Presidenti Trump do të kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë nga klubi i tij i golfit në shtetin Virxhinia dhe më pas do të vizitojë selinë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Uashington.

Disa komente të tij në Twitter të shtunën u përqëndruan te largimi i papritur i sekretares së tij personale, Madeleine Westerhout, e cila gjatë një darke u kishte shpërndarë thashetheme një grupi reporterësh për zakonet e të ngrënit të Presidentit. Ajo kishte folur edhe për vajzën e tij, Tiffany Trump, duke thënë se presidentit nuk i pëlqen të fotografohet me të, pasi mendon se ajo është mbipeshë.

Rezultate imazhesh për tiffany trump

Disa botues njoftohet se kanë kërkuar të kontaktojnë zonjën Westerhout pas ngjarjes, kur ajo nuk u lejua të kthehej në zyrë si ndihmëse personale e presidentit.

Presidenti Trump tha në Twitter se Westerhout kishte nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti, por shtoi: "Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë arsye për ta përdorur atë. Më telefonoi dje për të kërkuar falje, kishte patur një natë të keqe. E kuptova plotësisht dhe e fala! Unë e dua shumë (vajzën) Tiffany, asaj po i shkojnë gjërat mirë!”

Ndërkohë, vetë zoti Trump po përballet me kritika në lidhje me publikimin e informacioneve të klasifikuara të qeverisë amerikane. Të premten ai publikoi në Twitter një fotografi të hollësishme nga shpërthimi i shtratit të një rakete iraniane që do të lëshohej për të vendosur një satelit në hapësirë.

Rezultate imazhesh për Madeleine Westerhout

Analistët thonë se publikimi i një imazhi me një rezolucion të tillë është i pashembullt dhe ndoshta është marrë nga një satelit spiun amerikan KH-11 i njohur si USA-224.

"Ne kishim një foto dhe unë e publikova, gjë për të cilën unë kam të drejtën absolute ta bëj," u tha Presidenti Trump gazetarëve.

Presidentët e SHBA kanë të drejtën të deklasifikojnë informacione, nëse e gjykojnë kështu. Shembulli më i spikatur ishte vendimi i Presidentit John Kennedy në vitin 1962 për të bërë publike fotografi të marra nga një aeroplan spiun U-2 që zbulonte se trupat sovjetike po vendosnin në Kubë raketa që vinin në shënjestër Shtetet e Bashkuara./ VOA/ Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/largohet-asistentja-personale-me-kerkese-te-trump-dicka-ka-ndodhur/