Video/ Lulzim Basha me bashkëshorten Aurela filmohen në Qerret me kostume banjo
E Diel 30 Qershor 2019, 13:49
TiranaPost
Lideri i Opozitës Lulzim Basha me partinë e tij, por dhe partitë e tjera aelate që kanë bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit, është filmuar ditën e sotme në plazhin e Qerretit. Në video ai shfaqet duke bërë ecje me bashkëshorten e tij Aurela, të dy me kostume banjo.
Kjo e diel për Bashën qenka plazh... dhe jo një situatë zgjedhjesh që pjesëmarrja e qytetarëve do të tregojë shumë për mbështetjen ndaj qeverisë dhe sa është aktualisht mbështetja për Bashën. Me këtë video na vjen ndërmend edhe batuta e shpeshtë e kryeministrit Rama që thotë; Luli nuk i prish pushimet për asgjë në botë..
Videon e ka postuar kreu i grupit të PS, Taulant Balla./ Tiranapost.al.