Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeshtri i kinematografisë shqiptare, Todi Bozo

Është ndarë nga jeta mjeshtri i kinematografisë shqiptare Todi Bozo. Lajmin e ka dhënë vetë djali i tij Petri Bozo. Ndërsa njofton se homazhet do të mbahen sot në orën 10.00-13.00 në Sallën e Muzeut Historik Kombëtar.

“Të dashur miq me hidhërim të thellë ju njoftoj se sapo u nda nga jeta babai im Todi Bozo. Homazhet organizohen nesër dt 4 shkurt ora 10.00-13.00 ne Sallën e muzeut historik kombëtar dhe varrimi në Tufinë ora 13.30.Duke u nisur nga muzeu. Me respekt Petri Bozo”, shkruan ai.

Ja disa nga filmat ku ka marrë pjesë: 

Filmi i tij i parë ishte “Furtuna”, një prodhim i përbashkët me “Moskëfilm”.

Ka qënë skenarist dhe regjisorë i shumë filmave të tillë, mes të cilëve : “Noli ynë”, “Ditë plot diell”, “Pejsazh me mollë”, “Shkripëzimi i tokave”, “Shtegtimi”, “Moj e bukura Arbëri!”, “Këngët e zemrës”, “Drejt kuvendit pluralist” etj. /Tiranapost.al