Në rresht të Parë

Ta shijosh vetëm dy ditë apo ta kesh gjithë jetën tëndin?

Ta shijosh vetëm dy ditë apo ta kesh gjithë jetën

Pas shumë vitesh në këtë punë, kur iu drejtoj një pyetje nuseve që më vizitojnë, shoh një portret të habitur, sikur kam bërë pyetjen më të çuditshme në botë. Pyetja është krejt e thjeshtë: Fustanin e nusërisë doni ta blini apo ta merrni me qira? Edhe pse përgjigjen ndërkohë e kam marër nga reagimi, nuk e di përse shpresoj deri në pikën e fundit që përgjigjia të më surprizojë. Por ja që nuk ndodh, përgjigjia (përjashto raste të rralla) është gjithmonë ajo: “Ah, jo, jo... me qira” dhe kësaj përgjigjeje i shtohet një shprehi portreti që thotë: “ as mos merr përsipër të më ndryshosh mendje”. Ndërkohë që një kolegia ime në Italinë fqinje bën vetëm një pyetje tek nuset që e vizitojnë (dhe pyetja e saj ka të bëjë vetëm me datën e dasmës, pa alternativa qiraje) e kishte hasur mbase të njëjtën lloj habije, por në të kundërt. Kur një vajzë shqiptare e kishte vizituar dhe kur thuajse nusja kishte konkluduar me zgjedhjen e saj, e kishte pyetur se në çfarë ore duhet ta kthente fustanin pas dasmës. E merrni me mend vetë se çfarë m’u desh të dëgjoja nga një italiane për rreth 20 minuta, që fliste e fliste për këtë gjë, si fenomeni më i çuditshëm në botë. U përpoqa t’i sqaroj, pastër bukur me pak fjalë, se tek ne, në Shqipëri, nuk është zakon që fustani i nusërisë të blihet, por të meret me qira. Një shpjegim që ju siguroj se nuk ishte aspak i thjeshtë për botëkuptimin e saj. Me nacionalitetin që ne shqiptarëve na karakterizon, nxitova t’i sqaroj se kjo nuk kishte të bënte me nivelin ekonomik të vendit, pasi ka raste kur vajzat shqiptare marrin me qira aq fustane sa mund ta kalojnë vlerën që shpenzon për një fustan një nuse italiane. Pasi i thashë këtë ndjeva atë lloj lehtësimi që ia kisha mbyllur gojën, por ky lehtësim zgjati veç pak sekonda, pasi thellë-thellë mua më vjen keq që ne në Shqipëri na mungon kjo lloj tradite e të blerit fustanin e nusërisë. popullore kolazh Në Shqipërinë e paraluftës fustani i nusërisë ishte i yti përjetë. Gjyshet tona tregonin se një vajzë fillonte që në moshë të re të qëndiste pajën e saj dhe një vend të rëndësishëm në këtë pajë zinte veshja e nusërisë, e cila ishte e ndryshme në krahina të ndryshme, por një gjë e kishte të përbashkët: fijen e arit, me të cilën ajo veshje qëndisej. Ja pra, që tradita paska ekzistuar! Edhe po t’i kthehemi rajonit për t’u krahasuar, Kosova gjithashtu e ka të ruajtur traditën që fustani i nusërisë duhet blerë (nuset e Kosovës përbëjnë përqindjen më të lartë të lartë të fustaneve të blerë tek “Geraldina” në vite). Por përse në këtë Shqipërinë tonë të vogël fustani i nusërisë nuk para blihet?! Uroj që përgjigja e parë që ju vjen ndër mend të mos jetë akuzuese :). marcela foto Të them të drejtën, në të gjitha revolucionet që kemi bërë duke ndërtuar modelin e ri të dasmave, ajo që na ka lodhur më shumë është ekzakt kjo, marrja e fustanit me qira në vend të blerjes së tij. Edhe pse duhet sqaruar që falë kësaj pune që kemi bërë ndër vite nuset që e blejnë fustanin kanë arritur të jenë 1/3, ndryshe nga vite më parë kur përqindja e blerjeve krahasimisht me përqindjen e marrjes me qira linte fort për të dëshiruar. Në kaq vite kemi bërë të pamundurën duke u përpjekur ta ndryshojmë këtë gjë. Në të gjitha herët që kam një nuse përballë dhe i propozoj blerjen e fustanit të nusërisë, përgjigjia fillon gjithmonë me “E ku ta mbaj? Pastaj, do më ngelej varur në dollap” dhe pavarësisht argumenteve tanë që “fustani nusërisë duhet mbajtur varur në dollap deri në momentin që trashëgohet tek vajza apo nusja e djalit dhe ky është një mendim shumë i bukur”, pasohen nga dhjetëra justifikime “që moda do të ketë ndryshuar, po pse këtë do veshë vajza ime pas 30 vitesh?”, etj., etj. geraldina Duhet të theksoj që në të shumtën e rasteve zgjedhja për ta marrë me qira fustanin nuk ka të bëjë me faktorin ekonomik, pasi me ato para që harxhon për qiranë, fare mirë mund ta bësh tëndin një fustane industrial. Ata të punuarit me dorë kushtojnë më shtrenjtë, por nuk janë të papërballueshëm, po të kemi parasysh që ka nuse që marrin edhe tre fustane me qira. Një pjesë e vajzave preferojnë të marrin me qira fustane të cilët në shitje do të dilnin me një çmim shumë të lartë, për shkak të emrit të firmuar që fustani ka apo pasurisë së dantellave që ai mbart. Pra, jo pak herë preferojnë që me buxhetin që mund të blejnë një fustan “normal”, të marrin me qira 2 apo 3 fustane “përrallorë”, për të pasur mundësinë të shijojnë në maksimum ëndrrën apo përrallën e tyre. geraldina fustan Por, në fakt, përse duhet blerë një fustan nusërie?! Duhet blerë sepse: -Ai është i yti i yti dhe vetëm i yti përjetë, jo vetëm për një fundjavë të gjatë. -Duke pasur tëndin fustanin e nusërisë, nuk do të kesh kufizime që të zgjedhësh ditët e fotove kur kameramani dhe fotografi yt të mos jetë i rezervuar. -Nuk do të duhet të paguash më shumë para për qiranë meqë ditët do të jenë më shumë nëse do të duhet t’i bësh fotot në Paris, Venezia, Romë, etj., (meqë është trendi i fundit ky). -Duhet blerë me patjetër, nëse aspiron të kesh një fustan në përbërje mëndafshi, ju kujtoj që mëndafshi nuk lahet, përvecse në të thatë. E pamundur larja në të thatë për një fustan që jepet me qira. marleca fustan -Nusja me fustanin e saj krijon një mardhënie të ngushtë dhe më pas bëhet nostalgjike për të. Po e bleve, ai fustan i varur dhe i paketuar me kujdes, do të të japë një ndjesi shumë të mirë. Mua kështu më ndodh sa herë hap atë kanat të dollapit ku fustani im qëndron :). kaltra marcela -Nuk ka emocion më të bukur, kur pas shumë vitesh të shohësh vajzën tënde tek ecën drejt altarit me atë fustan veshur. Çdo shifër që do të shpenzoje sot për të, ai moment do ta quante të justifikuar. Unë vetëm duke e imagjinuar m'u mbushën sytë me lot (dhe vajza ime është vetëm 10 vjeç) :). LEXOHEMI JAVËN E ARDHSHME